Vrasja në Tiranë, veprimi i radhës i prokurorisë

Vrasja në Tiranë, veprimi i radhës i prokurorisë

144
0
Shares

Vrasja e Fabjol Gaxha në një lokal në qëndër të zonës të ish-bllokut, ku autor kryesor dyshohet të jetë komandoja i Ushtrisë Shqiptare Marviol Bilo, ka sjellë reagimin e shpejtë të prokurorisë së Tiranës, ku gjatë ditës së djeshme janë pyetur rreth 10 persona.

Njëherësh anëtarë të grupit hetimor kanë kërkuar me ngulm të njihen me tabulatet telefonike të të gjithë personave që kanë qënë protagonist në këtë krim të rëndë.

Një drejtim ku policia dhe prokuroria janë duke u fokusuar është këqyrja e aparateve telefonike të këtyre persona, me qëllim dhe duke shpresuar për të konstatuar bisedat e tyre në aplikacionet “Whats app”, Facebook dhe rrjete të tjera komunikimi elektronik.

Prokuroria ka ngritur dyshime të forta se të gjithë personat janë organizuar me njëri-tjetrin dhe kanë shkuar në ambjentet e lokalit për tu sqaruar, por situata është përkeqësuar duke sjellë përdorimin e armëve. Në dobi për të zbardhur këtë ngjarje kriminale, gjatë ditës së djeshme janë pyetur Ervis Martinaj dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Redi Popescu.

Pyetja e Martinaj është realizuar në ambjentet e një spitali privat në Tiranë, ku për rreth 1 orë e 30 minuta ai ka dhënë sqarime për atë që kishte parë dhe se si ishte goditur me armën nga efektivi i forcave komando.

Martinaj ka treguar se nuk ka qënë takim i organizuar, pasi është ndodhur krejt rastësisht në lokal, për shkak se ka qënë pronari i këtij lokali, Redi Popescu, ai që i ka bërë ftesë për të hyrë në lokal. “Së bashku me Redin, kemi hyrë në lokal dhe jemi ulur në banakun e lokalit.

Ai ka hapur një shishe verë dhe aty, më ka mbushur një gotë verë. Pikërisht në këtë moment, kam vënë re se dy persona po ziheshin me njëri-tjetrin në ambjentet e lokalit dhe kam ndërhyrë për ti ndarë. Ka ndodhur shumë shpejt, 5 sekonda maksimumi dhe jam qëlluar nga një person të cilin nuk e njihja më parë. Jam rrëzuar në dysheme dhe nuk kam parë asgjë,pasi ka pasur disa të shtëna”- ka pohuar në dëshminë e tij Ervis Martinaj.

Ndërkohë pronari i lokalit Redi Popescu, ka qënë një tjetër dëshmitar ocular që ka parë gjithçka nga përplasja me armë. Popescu ka rëfyer se nuk ka dijeni se për çfarë ka lindur konflikti. “Papritur kam parë dy persona që po ziheshin brenda në lokal, dhe pa kaluar dy sekonda situata doli jashtë kontrollit, duke përdorur armët dhe lokali u poshtua nga krismat”- ka pohuar Popescu.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokal Monopol në rrugën “Ibrahim Rugova” në bllok u përfshin në shkëmbim zjarri disa persona, ku Fabiol Gaxha mbeti i vdekur, Ervis Martinaj, Eljon Hota, mbetën të plagosur ndërsa në kërkim janë i dashuri Elvana Gjatës, Ervin Mata, komando Mervjol Bilo që dyshohet se qëlloi mbi viktimën dhe të plagosurit si dhe Fabiol Alushi.Ndërsa mbrëmjen e djeshme në Kakavije në kufirin shqiptaro-grek u ndalua, Gelo Hoti, 37 vjeç i njohur si mik i komandos Bilo, policia sqaroi se e ka ndaluar atë për të hetuar nëse ka apo jo dijeni për ngjarjen./Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY