“Si i shpëtova kancerit të gjirit, këshilla ime për të gjitha gratë”

“Si i shpëtova kancerit të gjirit, këshilla ime për të gjitha gratë”

211
0
Shares

“Kam pasur dilema, kam pasur probleme shumë të mëdha me jetën dhe mendova fëmijët e mi ku do të më gjenin?! Nuk do i shikoja më. Kam vuajtur vetëm tre ditë pastaj thashë: boll këtu!”.

Liria, pacientja e mbijetuar, tregoi sot përballë mjekëve dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit vendosmërinë e gruas për të mundur këtë sëmundje. Përpara 5 vitesh Liria u diagnostikuar me kancer gjiri dhe iu nënshtrua operacioneve, prej të cilave arriti të shpëtonte, aq sa sot gëzon shëndet të plotë.

“E kam mposhtur. Ja ku jam. I bëj apel gjithë grave se një vizitë e vogël që mund ta anashkaloni shpëton jetën, ashtu si më shpëtoi mua, që e kuptova shumë herët”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, çeli fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ku deklaroi se përmirësimi i trajtimit të të sëmurëve me kancer, qoftë përsa i përket medikamenteve, por edhe radioterapisë, ka bërë të mundur që, pavarësisht rritjes së incidencës së kësaj sëmundjeje, niveli i vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vendin tonë, të mos rritet.

“Siguruam për herë të parë trajtimin e plotë falas me herceptinë (për herë të parë edhe me formën e re subcutane) dhe përveçse në Tiranë, gratë që vuajnë nga kjo sëmundje nuk e kanë më të nevojshme të paraqiten në spitalin Onkologjik për të vijuar trajtimin, por e marrin atë afër vendbanimit, në 5 spitale rajonale”, tha Manastirliu.

Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur edhe kalendarin e mamografëve të lëvizshëm, të cilët do të jenë përgjatë muajit Tetor në Skrapar, Fier, Ersekë, Sarandë, Lezhë, Fier, Burrel, Bajram Curri, Fierzë dhe Bulqizë. Vetëm nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, kryhet ekzaminimi i gjirit falas për rreth 5500 gra në vit. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë në Shqipëri dhe rastet e reja të raportuara vijojnë të rriten çdo vit. Vetëm gjatë 9-muajve të këtij viti, janë shënuar 513 raste të reja me kancer gjiri./reporttv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY