Biseda me zv/ambasadorin e BE-së nga zyra e Berishës, Rama: Jam shtrirë...

Biseda me zv/ambasadorin e BE-së nga zyra e Berishës, Rama: Jam shtrirë dhe po vdes!

180
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha tregoi sonte ne nje emision me Artur Zhejin, një moment të cuditshëm në lidhje me ish-Kryeministrin Rama. Bëhet fjalë për vitin 2011 kur PS po zhvillonte një grevë dhe Rama papritur ndërpret një takim të Berishës me zëvëndësmabasadorin e BE-së në Tiranë, një diplomat francez, përmes një telefonate drejtuar këtij të fundit.

Diplomati i huaj i kërkon leje Berishës që të ndërpresë takimin një moment dhe të flasë më drejtuesin e opozitës Edi Rama. Berisha i kërkoi diplomatit të shkonte në një mabinet tjetër për të zhvilluar bisedën.

Pak caste më vonë diplomati kthehet në zyrën e  Berishës dhe i thotë skëtij të fundit se Rama ishte në gjendje të rëndë. Ai hap foninë e telefonit ndërsa dëgjohej zëri i Ramës.

“Jam shtrirë këtu, po vdes, nuk ngrihem më”, thërriste Rama.

Ndërkohë Berisha tregoi edhe reagimin e tij. “I thashë shtrihu dhe vdis aty ku je”. Në vijim të rrëfimit ai tha se ishte doktor dhe e e dinte se cfarë situate po kalonte Rama si dhe njihte diagnozën e tij. Nuk kishte kurrafë rreziku, po aktronte, tha ish-Kryeministri Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY