Rebelimi i Braçes në Kuvend, kërkon Ahmetajn në interpelancë: Po tallet me...

Rebelimi i Braçes në Kuvend, kërkon Ahmetajn në interpelancë: Po tallet me mua

117
0
Shares

Teksa opozita sërish nuk u paraqit në seancën e sotme parlamentare, duke njoftuar më herët se do të depozitojë orën 11 në Prokurori një padi ndaj kryeministrit Rama, ndërkohë, seanca në Kuvend ka nisur me rebelimin e Erion Braçes.

Deputeti ka kërkuar fjalën teksa është shprehur se prej pesë javësh ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, dhe ende sot nuk ka marrë një përgjigje.

Prej pesë javësh kam kërkuar një interpelancë ministrit të financave. Ligji e parashikon qartë se ministri duhet që të përgjigjet brenda tre javëve. Pra kanë kaluar dy javë nga afati dhe ministri ende nuk përgjigjet, po e përsëris është neni 80 i kushtetutës, dhe jo neni 80 i dëshirave të mia. 

Nëse unë e kam seriozisht punën time duke komunikuar me shkresa me ministrin, ai nuk e mendon njësoj duke u tallur me kërkesat e mia serioze. Do ju lutesha shumë që javën e ardhshme të planifikohet interpelanca ime me ministrin për ligjshmërinë e një sërë individëve në FSHF”, u shpreh Erion Braçe.

Menjëherë pas kërkesës së Braçes, ka reaguar dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, i cili për të mbrojtur ministrin dhe qetësuar situatën, ka thënë se ministri javën e fundit ka qenë me shërbim jashtë vendit, dhe është e justifikueshme mungesa e tij sot në interpelancë.

Përballja mes Ahmetajt dhe Braçes do të ndodhë javën e ardhshme, ashtu siç e parashikon dhe neni 80-të i Kushtetutës së vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY