Xhisiela iu drejtohet gazetareve: Nuk e di si dy femra arritën ta...

Xhisiela iu drejtohet gazetareve: Nuk e di si dy femra arritën ta bënin atë gjë për interesat e tyre

190
0
Shares

Intervistat që Xhisiela Maloku dha në emisionet ”Open” dhe ”Opinion” janë diskutuar shumë, ku dhe janë cilësuar si shfaqje e presionit që vajza ka ndjerë për të thënë fjalët e duhura para kamerave.

Në analizat që studies të komunikimit i kanë bërë, reagimi dhe deklaratat e Xhisielës, po jepeshin në një presion të qartë dhe pjesë e një skenari të jashtëm, sikundër nuk është mohuar aspak se vetë Xhisiela, ka nevojë për një psikolog, pas gjithë traumës që po kalon.

Kurse vetë Xhisiela është shprehur se në një nga intervistat, fjalët e saj janë manipuluar sipas interesave të gazetarëve.

Psikologia Ervisa Lula ka zhvilluar një bisedë telefonike me Xhisiela Malokun, duke i ofruar dhe mbështetjen e saj maksimale për çdo situatë e moment që ajo do të ketë nevojë për të folur me një psikologe.

E ftuar në emisionin “Fol me psikologen” në Neës 24, me miratimin e Xhisielës, Elvisa Luka ka lexuar mesazhin që i ka dërguar 24-vjeçarja. Sipas mesazhit Xhisiela tregon se është marrë në intervistë dy herë nga Eni Vasili dhe Anila Hoxha, sepse kishte patur një problem teknik në dëgjimin e zërit.

Xhisiela Maloku shkruan se është ndierë nën presion dhe si në hetuesi nga pyetjet e gazetares Anila Hoxha, ndërsa ndër të tjera thotë se s’mund ta besojë se si “dy femra përdorën intervistën për interesat e tyre personale”.

Sa i përket intervistës me gazetarin Bleni Fevziu, Xhisiela shkruan se i qëndron me bindje të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY