Paketë anti-shpifjesh, Manjani jo dakord me Ramën: Budallëk,ka 20 vjet që u...

Paketë anti-shpifjesh, Manjani jo dakord me Ramën: Budallëk,ka 20 vjet që u mbyll gojën të tjerëve

86
0
Shares

Propozimi i PS për një paketë anti shpifjesh është një budallë anadollakësh, për Ylli Manjanin.

Ish ministri në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se shpifja ndaj pushtetit nuk ndëshkohet më, përveç se në shtete-regjim si Turqia.

Sipas Manjanit ajo që vendi ynë ka nevojë, është një paketë që të bëhet shteti jo politik.

”Gjithë jeta politike e KryeRrencakut që drejton i shkoi duke tentuar ti mbyllë gojën të tjerëve.Lë çdo punë tjetër veç ti mbyllë gojën kritikës. Ka 20 vite që këtë gjë bën me një energji monstruoze. Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik”, shkruan Manjani.

Reagimi i Manjanit 

Paketë anti-shpifje?!

Budallëk anadollakësh!

Perëndimi e dekriminalizoi shpifjen, sepse liria për t’u shprehur është në themel të demokracisë. Veçanërisht shpifja ndaj pushtetit nuk ndëshkohet më, përveç se në shtete-rregjim si Turqia.

Vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik. Shteti që të ndëshkojë krimet e përditshme të pushtetit dhe rrenat e udhëheqësit.

Për këtë paketë ka konsensus të gjerë, sot e gjithë ditën.

Pushtetit çdo mendim apo kritikë i duket shpifje, sepse fjalën e tjetrit e mat me rrenat e veta.

Gjithë jeta politike e KryeRrencakut që drejton i shkoi duke tentuar ti mbyllë gojën të tjerëve.

Lë çdo punë tjetër veç ti mbyllë gojën kritikës. Ka 20 vite që këtë gjë bën me një energji monstruoze.

Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik!

Ndërkohë vetë vetëm rren! Rren çdo sekond, sa herë flet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY