Protesta për shkollën, lirohet pas 6 orësh rruga Elbasan-Librazhd

Protesta për shkollën, lirohet pas 6 orësh rruga Elbasan-Librazhd

109
0
Shares

Prindër e nxënës, që protestonin për shkollën e mbyllur në Mengël të Elbasanit, vendosën të lironin aksin Elbasan – Librazhd dhe thanë se do të protestonin sërish të mërkurën.

Më herët gjatë ditës, radhë të gjata me automjete dhe drejtues të zemëruar nga vonesa u krijuan në këtë aks për disa orë.

Zyrtarët thonë se godina e shkollës është e rrezikshme pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i vitit të kaluar. Por megjithëse u është ofruar transporti falas për të ndjekur shkollën në Elbasan, prindërit nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë mblidhen para shkollës, ku madje prindërit e tyre hapën me forcë dyert e ndërtesës pak ditë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY