Merr flakë makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Policia: ‘Zjarrvënie...

Merr flakë makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Policia: ‘Zjarrvënie e qëllimshme’

86
0
Shares

Një  Benz me targa AA 550 TN ka marrë zjarr pas mesnate në Tiranë.  Ngjarja ka ndodhur në orën 2:50 në rrugën Hamdi Cenoimeri. Makina ka pronare një zyrtare, Mimoza Agalliun, drejtoreshën e Qëndrës Sociale në Kombinat. Policia dha vetëm inicialet e zonjës dhe deklaroi se zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

NJOFTMI I POLICISE:

Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat). Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY