Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka, ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili akuzohet për përndjekjen e shtetases Xhisiela Maloku.
REAGIMI I PALOKES:
“U desh denoncimi i “horrit” nënkomisar policie, akuzat e “derrave” të opozitës dhe protesta e paralajmëruar për të hënën që një përdhunues i “rilindjes” të arrestohet .”
“Po me ata që penguan drejtësinë deri më sot çdo të bëhet?
Po me ata që dhe këto ditë vazhdojnë të kërcënojnë viktimat dhe sulmojnë denoncuesit e krimit, duke filluar nga kryehorri ?
Asgjë nuk do të ndodhë nëse nuk i hedhim në plehra, atje ku e kanë vendin…”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/