Policia e Kuçovës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një personi i cili ka goditur me thikë një shtetas.
Shtetasi i arrestuar Roland Bejdo, 21 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë pas një konflikti me motivë të dobëta ka goditur në krah me thikë F.Q, 33 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit.
Roland Bejdo, 21 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në krah me mjet prerës (thikë), shtetasin F.Q, 33 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/