Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/’Partia mbi të gjitha’, kur Rrahman Rraja votonte rezolutën për dhunën ndaj grave

28/09/2018
“Banka Botërore konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia mbi të gjitha!

Nga Jorida  Tabaku

Thuajse një vit më parë në parlamentin e Shqipërisë, Partia Demokratike dërgoi një rezolutë e cila dënonte dhunën e ushtruar në familje si dhe dhunën ndaj grave. Kjo rezolutë u miratua në konsensus të gjerë nga të gjithë deputetët e kuvendit, madje shumë prej kolegeve dhe kolegëve socialistë nënvizuan edhe se si qeverisja e tyre kishte rritur numrin e grave në krye të ministrive.

Fatkeqësisht, sot tre ditë pasi në media është bërë publike jo vetëm rasti i dhunimit të një femre nga djali i një deputeti të mazhorancës, por edhe heshtja dhe bashkëpunimi i komisariateve të policisë, ne nuk kemi asnjë reagim nga asnjë prej kolegeve socialiste. Shqipëria sot po vuan një polarizim të turpshëm dhe aspak të shëndetshëm edhe në çështje të tilla ku nuk duhet të kemi ndarje.

Nuk e di se sa e dobishme dhe e vlefshme është fakti që sot ka më shumë ministre femra në qeveri apo se zëvendës kryeministrja është një zonjë, kur deputetet në kuvend heshtin për dhunën e ushtruar ndaj femrave nga djali i një deputeti socialist, apo që pjesë në fshehjen e kësaj dhune nga policia.

Nuk e di se sa e ndershme është që në javën kur ne diskutuam me kolegët e Dhomës së Përfaqësuesve të Anglisë për të rritur luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne vjen kjo heshtje. Koleget e mazhorancës, ndonëse kanë qenë edhe kryetare të OJF-ve që janë marrë me të drejtat e grave, kanë qenë drejtuese të Komitetit të Helsinkit e gjejnë të udhës të heshtin apo t’i shmangen detyrimit më njerëzor, denoncimit të këtij akti brutal dhe distancimit.

Për të ardhur keq që sot nuk jemi aq të bashkuar sa ditën që u miratua rezoluta e propozuar nga PD. Por çdo e keqe nuk vjen vetëm, më kujtohet se si këtë rezolutë përpos zonjave, që u distancuan nga dënimi i këtij akti çnjerëzor, e ka votuar edhe deputeti Rrahja. Ironike apo jo? Akoma më tej, një ndër deputetët kyç të mazhorancës që nuk e votuan këtë rezolutë ishte dhe kryeministri Rama, që në heshtje vazhdon të mos e votojë edhe sot!

Asgjë e re nga fasadat e qeverisë; Ky është një tjetër shembull i mirë se si tjetër gjë flasin, tjetër gjë besojnë dhe ndryshe veprojnë.

(Ne foto vota e deputetit Rrahja ne miratimin e rezolutes 4 dhjetor 2017)

Tags: Deputetijorida tabakuPDrrahman rrajavota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.