Angela Merkel ka pësuar një ‘disfatë’ nga vetë deputetët e saj duke shkaktuar spekulime mbi “fillimin e fundit” të udhëheqjes së saj 13-vjeçare.
Deputetët e Partisë së saj Kristiandemokrate (CDU) e hodhën poshtë kandidatin e saj të zgjedhur si udhëheqësin e tyre parlamentar dhe në vend të tij votuan për një sfidues që kishte premtuar të ishte më i pavarur.
Disfata, e saj e parë që nga marrja e pushtetit, ishte një goditje ndaj autoritetit të zonjës Merkel, ndërsa po përpiqet të marrë programin ligjor të koalicionit të saj nëpërmjet parlamentit.
Kandidati i saj nuk u zgjodh dhe për këtë Merkel tha: “Kjo është një orë e demokracisë dhe ka disfata të saj.
Mediat e huaja shkruajnë se Thomas Oppermann, një deputet i lartë nga partneri i koalicionit, Social Demokratët (SPD), e përshkroi rezultatin si “një kryengritje kundër Merkelit”.
Deputetët e opozitës u kapën pas humbjes duke e cilësuar si shenjë të qartë se pushteti i saj po bie.
Shumë thonë se “Muzgu i Merkelit ka filluar më në fund.”
DW shkruan se çfarë do të ndodhë me Merkelin.
Për të verifikuar nëse koalicioni i madh i CDU/CSU dhe SPD-së e mbështet ende atë, Angela Merkeli mund të kërkojë votëbesimin në parlament. Po të merrte një mbështetje të qartë ajo mund të tregonte: deputetët i kam pas vetes, disfata në Grupin Parlamentar unionist nuk ishte një revolucion anti-Merkel.
Po ta humbiste votimin, Presidenti i Gjermanisë mund ta shpërbëjë parlamentin. Epoka e Merkelit do të merrte fund. Në rastin se e fiton votëbesimin, Merkeli mbetet kancelare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/