VIDEO/Shpërndante drogë në shkollat e Tiranës, pranga 22 vjeçarit

VIDEO/Shpërndante drogë në shkollat e Tiranës, pranga 22 vjeçarit

140
0
Shares

Policia në Tiranë ka vazhduar me disa kontrolle në kuadër të planit të masave për identifikim, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet përreth shkollave të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen në gjëndje të lirë dy të tjerë.

Sekuestrohen në total 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet “Shigjeta”, në kuadër të planit të masave të hartuar nga D.V.P. Tiranë për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shesin apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike përreth ambienteve të shkollave të kryeqytetit, kanë ushtuar kontrolle gjatë të cilave u arrestua në flagrancë të shtetasi :

– Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– M. B., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin Leonard Doka, disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (Ali Dem”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit Leonard Doka i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe skuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotke”.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

– 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L. D., A. B., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.

TiranëKontrolle në kuadër të planit të masave për identifikim, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet përreth shkollave të kryeqytetit.Gjatë kontrolleve arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.Sekuestrohen në total 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet “Shigjeta”, në kuadër të planit të masave të hartuar nga D.V.P. Tiranë për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shesin apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike përreth ambienteve të shkollave të kryeqytetit, kanë ushtuar kontrolle gjatë të cilave u arrestua në flagrancë të shtetasi:- L.D., 22 vjeç, banues në Tiranë.Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi:- M.B., 21 vjeç, banues në Tiranë.Për shtetasin L.D., disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit ("Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M.B., nga shërbimet e Policisë u është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit L.D., i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:- 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L.D., A.B., dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 27 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY