I dënuar me 11 vite burg për vjedhje në Gjirokastër, policia arrin...

I dënuar me 11 vite burg për vjedhje në Gjirokastër, policia arrin të kapë të shumëkërkuarin

113
0
Shares
Në foto Adriatik Kanushi Burimi. Ora News

Ishte shpallur në kërkim  për vjedhje dhe vetëm ditën e sotme një 50 vjeçar është vënë në prangat e policisë.

Në pranga ka rënë Adriatik Kanushi, banues në fshatin “Arshi Lengo”, pasi rezulton i dënuar me 11 vite burg për nje grabitje të kryer me armë në vitin 1999.

Njoftimi i policisë në vijim thotë:

“Ndalimi i Adriatik Kanushit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr.204, datë 13.07.2009 e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale ‘Vjedhja me armë’ parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal,”.

Më datë 20.02.1999, nën kërcënimin e armës ai i’u ka vjedhur një sasi lekësh shtetasve me iniciale L.B., F.B., dhe M.I., të tre banues në Përmet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY