FOTO & EMRA/ Arrestohet kreu i Hipotekës, në pranga edhe një vartësja...

FOTO & EMRA/ Arrestohet kreu i Hipotekës, në pranga edhe një vartësja e tij

156
0
Shares

Arrestohet drejtori i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka. Burime nga organi i akuzës thanë i se Leka u arrestua teksa ndodhej në punë, në zyrat e Hipotekës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e dërguar atë në komisariat. Ndalimi nga policia është bërë pas një urdhri të prokurorisë, ndërsa Leka akuzohet për korrupsion.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arrestojnë. Bashkë me të sipas burimeve është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e Hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në Hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj. Para këtyre arrestimeve në Hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY