Avioni mban emrin e të atit, reagon e bija e Lasgushit: Të...

Avioni mban emrin e të atit, reagon e bija e Lasgushit: Të paktën ia mësuan emrin se nuk e dinin

124
0
Shares
Lasgush Poradeci dhe Marie Pogradeci Burimi: Faqja në facebook e Marie

Tashmë emri i avionit të parë të kompanisë shqiptare ‘Air Albania’ mban emrin e poetit Lasgush Poradeci.

E gjithë kjo ka nxitur reagime të shumta, ku kujtojmë këtu se më herët dhe kryetarja e LSI, Kryemadhi e cilësoi një ide të vjedhur nga një kompani norvegjeze.

Por për tu parë janë reagimet në rrjetet sociale. Disa prej tyre janë të paqartë se çfarë lidhje ka emri i tij  me Turqinë, pasi avioni i përket Turkish Airlines.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar dhe vajza e poetit të ndjerë, Marie Poradeci e cila ndalet tek një tjetër problem, atë të shkruajtjes së emrit të babait të saj. Ajo është revoltuar për faktin që shumë as nuk ia dinë emrin dhe shkruajnë “Lazgush” në vend të “Lasgush”.

Falenderoj të gjithë ata kllouna handikapatë fejsbukiane që të paktën ia mësuan emrin se nuk e dinin. Quhet Lasgush dhe jo Lazgush. E kupton o shqiptar- o hajdar, pse ke ngelur në fund?” shkruan Marie Poradeci.

Në foto, Marie Pogradeci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY