Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Inspektorët e AKU-së, 100 mijë lekë ryshfet për të “mbyllur sytë”

24/09/2018
Inspektorët e AKU-së, 100 mijë lekë ryshfet për të “mbyllur sytë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një video e publikuar sot në Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë dy inspektorë të vetëprezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës.

Në redaksinë e Fiksit mbërriti një video e xhiruar në një lokal në qytetin bregdetar, ku dy persona të prezantuar si inspektorë të AKU-së kryejnë një kontroll dhe kërkojnë dokumentacionin nga punonjësit e lokalit. Në video duket mjaft qartë se ata kërkojnë librezën e dezinfektimit dhe, pasi menaxheri nuk arriti ta gjente, ata fillojnë dhe debatojnë me menaxherin e lokalit.

Fillimisht inspektorët prezantohen se janë të AKU-së, ndërsa kontaktojnë me një kamerier në lokal, pasi pronari është jashtë Shqipërisë. Punonjësi telefonon pronarin dhe u thotë çfarë kërkonin punonjësit shtetëror, ndërsa nga ana tjetër pronari u thotë se vjen ditën e shtunë.

Më pas, dy inspektorët vënë “në rreshtore” punonjësit, teksa u kërkojnë dokumentet. Më pas, punonjësit kontaktojnë sërish me pronarin, i cili kërkon të flasë me një nga inspektorët. Në bisedë, inspektori i thotë se “do i mbyllim sot”, ndërkohë inspektori tjetër i drejtohet një kamerieri duke i thënë se nuk i ka sqaruar shumë mirë.

Pas telefonatës dhe bisedës me punonjësit e lokalit, dy inspektorët bisedojnë me njëri tjetrën. Njëri prej tyre i thotë se “nuk na dhanë asnjë lekë”, ndërsa tjetri i përgjigjet “s’do me ja dit”.

Inspektorët vijojnë me kërkesat dhe kërkojnë të tjera dokumente. Pasi ata nuk i gjejnë, një nga inspektorët i përgjigjet se “me këto që s’i ke ti, tre milionë lekë gjobë”. Punonjësi i përgjigjet që nuk është pronar, ndërsa inspektorët pyesin sërish se kur kthehet pronari. Ata mësojnë se ai kthehet të shtunën dhe ngrihen nga tavolina. Në këtë moment, një nga punonjësit e lokalit i afrohet dhe i jep 100 mijë lekë. Në fund, inspektorët i thonë punonjësve që të shikojnë dhe sistemojnë mirë dokumentet. Madje, një nga inspektorët, pas marrjes së ryshfetit, u jep këshilla punonjësve se çfarë dokumentesh duhen.

Kamarieri-Ju jeni të shëndetësisë?
Inspektori i AKU-së – Të AKU-së
Kamarieri- ëëë
Inspektori i AKU-së – AKU-ja
Kamarieri- (flet në telefon me pronarin) Ëmo kanë ardh këto të AKU-së, ça muaji i kemi mbyllur ne ato? Po i thashë unë të vijë ky.(pas telefonatës). Ju do më prisni mua sa të vijë ky?
Inspektori i AKU-së-Kur vjen?
Kamarieri- Vjen të shtunën
Inspektori i AKU-së- Auu. Ja këto vulat janë këtu
Kamarieri- Nga këto tvsh-të do ti mo?
Inspektori i AKU-së- Aman morë burrë se u veç me u fut juve…. t’i flasësh (bie tel i pronarit)
Inspektori i AKU-së 2 (personi që po telefonon)
Kamarieri- E … po,po,po. Dy (ja kalon telefonin inspektorit 2 të Aku_së) na foli vetë
Inspektori i AKU-së 2 -Po si më je?….. Po jo mo s’po të flas si.. po mirë është të jesh me rregulla. Ik se t’i mbyllim sot, më mirë t’i mbyllijm sot. (vazhdon dhe flet ne tel)
Inspektori i AKU-së – Na shoku ( i jep dokumentat) nuk je duke na sqaruar krejt…. nuk ka asnjë plan
Inspektori i AKU-së 2 -(vazhdon telefonata me pronarin) Kam shumë nuk e di nuk e di, s’di si të të them. Ajt….

Bashkëbisedim midis inspektorëve të AKU-s
Inspektori i AKU-së- Nuk na dhanë asnjë lekë
Inspektori i AKU-së 2- Ëëë?
Inspektori i AKU-së- S’do me ja dit.
Kamarieri- Këto tvsh-të t’i jap, të duhen?
Inspektori i AKU-së 2-(I bën shenjë me dorë, që jo.) Dëgjo hajde këtu
Inspektori i AKU-së- Hajde këtu hajde.
Inspektori i AKU-së 2-…… Për t’i dhënë muhabet…. për t’i dhënë përgjigje dmth si mund të vendosim me këtë fjalor Ti s’ke si të më sqarosh…
Inspektori i AKU-së- Edhe ai…
Pronari i lokalit- Unë s’e di fare mo vlla kam edhe një dosje tjetër në shpi
Inspektori i AKU_së 2- Ai thotë shifni i ka ky çuni. Me këto që s’i ke ti, tre milion lek gjobë
Kamarieri- Të thashë nuk jam pronar që… kamarier jam
Inspektori i AKU-së-Kur kthehet ai?
Kamarieri- Kthehet të shtunën…..
Kamarieri-Na mbaji këto(i jep 100 mijë lekë)
Inspektorët lenë detyrat pë kontrollin e ardhshëm
Inspektori i AKU-së- Shikojini këto dokumentet
Kamarieri- Ore që janë janë
Inspektori i AKU-së 2- Sistemojini, tvsh-në….
Kamarieri- Ja t’i shkruaj në një letër o vlla se…. M’i shkruaj në një letër ça duhet ça s’duhet t’gjitha
Inspektori i AKU-së- Shkruaje mirë që ta lexojë shkrimin

Inspektori 2 – Sezoni u mbyll., u bo ç’u bo deri tani, do të mbyllet , do bllokohet fare, mendoje vetë, task force

Inspektori 2 – -Duhet te kesh analizat, dezinfektimi, raport analizat /TopChannel

Tags: AKUfiks fare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.