Biletë edhe për fëmijët në autobusët urbanë të Tiranës, gjobë ndaj atyre...

Biletë edhe për fëmijët në autobusët urbanë të Tiranës, gjobë ndaj atyre që nuk e paguajnë

120
0
Shares

Biletë urbani edhe për fëmijët, gjobë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin.

Ky njoftim prej disa javësh është vendosur në disa prej linjave të urbaneve në kryeqytet dhe detyron çdo fëmijë që është mbi moshën 6 vjeç të pajiset me biletë.

Vendimi është i disa viteve më parë, por rritja e shpenzimeve, çmimi i naftës dhe kostot e larta të mirëmbajtjes i kanë detyruar operatorët privatë ta rikthejnë në vëmendje. Drejtori Teknik i Shoqatës së Transportit Publik, Kujtim Hashorva thotë se këtë herë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin do të merren masa penalizuese.

“Në kushtet kur shpenzimet e udhëtimit janë rritur, shpejtësia e lëvizjes, çmimi i karburantit, duke bërë një analizë, operatorët kanë ndërmarrë të gjitha masat. Nuk do të gjobitet fëmija, por ai që e shoqëron”, shprehet Hashorva.

Por kjo përkthehet në kosto shtesë për familjet, fëmijët e të cilëve duhet të frekuentojnë transportin publik për të shkuar në shkollë apo veprimtari të tjera. Ata e kundërshtojnë vendimin dhe e cilësojnë të padrejtë.

“Është i padrejtë. Ne lëvizim disa herë në ditë, jo në shkollë, jo në kurs”, reagon një prind.

Por çfarë ndodh në Evropë? Në Luksemburg që prej gushtit të këtij viti, çdo fëmijë dhe i ri nën moshën 20 vjeç mund të përdorë transportin publik falas, madje pa qenë të detyruar të tregojnë kartën e identiteti për të vërtetuar moshën e tyre. Në Itali fëmijët nën 10 vjeç nuk kanë nevojë të pajisen me biletë ndërsa më të rriturit paguajnë një çmim të reduktuar. Por a mund të ndiqen këto politika edhe në Shqipëri?

“Plotësisht e mundur, por shteti duhet të rimbursojë, siç rimburson veteranët apo studentët”, sqaron Hoshorva.

Në Tiranë janë rreth 300 mijë persona që përdorin transportin publik çdo ditë, për studentët personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët çmimet janë të reduktuara, por Shoqata e Transportit Publik thotë se nuk ka marrë mbrapsht asnjë rimbursim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY