E rëndë në Durrës, kunati dhe djemtë e tij dhunojnë 55 vjeçaren

E rëndë në Durrës, kunati dhe djemtë e tij dhunojnë 55 vjeçaren

126
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Durrësit.

Një 55 vjeçare ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është dhunuar barbarisht nga kunati dhe djemtë e tij.

Sipas policisë shtetasja me iniciale Q.K, banuese në fshatin Armath të Manzës, pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY