Kanë kaluar dy ditë tashmë nga ndarja nga jeta e Olsi Lakos, i cili u godit për vdekje nga
‘vjehrri’ i tij, Remzi Çaushaj.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Unazën e Re, disa ditë më parë, kur i riu u qëllua me thikë në një lokal pas një konflikti. Shkak i kësaj ngjarje, ishte se babai i vajzës nuk ishte dakord me lidhjen e tyre, pasi Olsi ishte i martuar dhe më parë.
NGJARJA
Babai, Remzi Çaushi jetonte në Fier, dhe atë ditë ishte nisur për në Tiranë për të takuar të dashurin e vajzës. Ndërkohë vajza e tij punonte në një qënder shëndetsore.
Sipas dëshmitarëve, Remziu e kishte kërcënuar me jetë Olsin duke bërtitur dhe debatuar me tone të ashpra. Edhe pse viktima kishte vrapuar rreth 100 m për tiu larguar, Remziu e ka mbyllur në lokal dhe e ka sulmuar me një kaçavidë në kokë, qafë dhe në trup, duke i shkaktuar plagë të cilat i morën jetën.
MESAZHI I VAJZËS
JOQ ka bërë publike disa mesazhe të vajzës së Remzi Çaushaj, i cili tashmë ndodhet në burg.
Vajza i ka dedikuar të dashurit të saj, që tashmë humbi jetën, disa fjalë prekëse dhe të dhimbshme në Instragram./K.Balliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/