Padyshim që dasma e moderatores Elita Rudi dhe këngëtarit Gjiko u kthye në vemendjen e mediave rozë.
Publiku është njoftuar për dasmën virtualisht, duke u bërë pjesë e tij përmes fotove dhe videove të shpërndara në rrjetet sociale.
Gjithashtu, vëmendjen e kanë tërhequr dhe personazhet VIP të ftuar në dasmë, disa me veshjet e tyre të veçanta.
E veçantë në veshjen e saj ishte dhe bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, e cila kishte zgjedhur të kombinonte një fustan të fryrë, elegant ngjyrë rozë me disa atlete shumë sportive.
Nuk dihet nëse kjo është metoda e zgjedhur nga bukuroshja për të qënë më rehat në dasmë apo ka kopjuar kryeministrin Rama për të tërhequr vëmendje, i cili zyrtartisht në çdo takim preferon të shkojë me atlete dhe pse kodi i veshjes e kërkon atë të ruajë seriozitetin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/