Gjykata jep sot masën e sigurisë për mjekët e spitalit të Shkodrës,...

Gjykata jep sot masën e sigurisë për mjekët e spitalit të Shkodrës, akuzohen për ‘shpërdorim detyre’

144
0
Shares

Gjykata e rrethit Shkodër do të japë masën e sigurisë ditën e sotme për mjekët e spitalit rajonal të akuzuar për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se disa ditë më parë, policia arrestoi mjekët Përparim Cela dhe Luan Dragusha, ndërsa u shpall në kërkim E.S. Gjithashtu u arrestua edhe infermieri Renato Kepi si dhe farmacistët Karmen Kaculini dhe DH.U, ndërsa në arrest shtëpie u lanë Juliana Zhuri, Amanda Matlija dhe Albana Mehmetaj.

Prokuroria thotë se mjekët në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, kur ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë.

Gjithashtu, 2 ditë më parë, stafi i mjekëve të mbetur në spital, dolën në një deklaratë për mediat, duke i kërkuar Prokurorisë të rishikonte dhe njëherë vendimin pasi prezenca e mjekëve të arrestuar ishte i nevojshëm sepse rrezikohej jeta e pacientëve të shtruar në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY