Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e avokates greke, ja lidhja e saj me killerin shqiptar

21/09/2018
Vrasja e avokates greke, ja lidhja e saj me killerin shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja e një avokateje greke në Kifisia sipas mediave greke, ka të bëjë më shumë me një “kontratë vdekjeje”.

Burime policore bënë me dije për “Eleftherostypos”, se 33 vjeçarja kishte kontakte të ngushta me një vrasës të famshëm shqiptar, i cili kishte marrë 40 mijë euro për vrasjen e një personi në vitin 2009.

Fillimisht, në këtë dosje ishte përfshirë edhe avokatja si porositëse, por më vonë u hoq, duke u shpallur e pafajshme.  Shqiptari ishte arrestuar në të kaluarën, ndërsa akuzohet se ka sulmuar me acid edhe një deputete.

Rezultatet e hetimeve

Vrasja e avokatëse 33 vjeçare pak ditë më parë, duket se ka lidhje edhe me një vrasje tjetër në fund të qershorit. Në atë kohë u vra Manolis Karagiannis fare pranë banesës së tij. Hetuesit mendojnë se të dy rastet janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, por që mbetet ende për tu vërtetuar.

Sipas informatave, viktima pas tentativës së vrasjes së saj në tetor 2011 në Veikou Avenue, u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbeti “joaktive”.

Para dy ose tre vjetësh, ajo u kthye në Greqi dhe në bazë të pohimeve të policisë, vitet e fundit, ajo nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Kjo e bën edhe më enigmatike vrasjen e saj pranë garazhit të shtëpisë.

Blloku i banesave ku jetonte ka një garazh të vetëm, me një derë të veçantë që hapet dhe mbyllet me një buton të veçantë. Në të njëjtën kohë, aty ka edhe një sistem alarmit për të “zbuluar” lëvizjet si dhe për të mos lejuar mbylljen automatike të derës.

Autorët duket se e dinin shumë mirë këtë gjë dhe kishin planifikuar në detaje ekzekutimin. Vlerësohet se një nga vrasësit ishte pozicionuar tek sistemi për të mos lejuar mbylljen e garazhit dhe tjetri do të qëllonte. Nuk përjashtohet mundësia që në krim të jetë përfshirë edhe një person i tretë.

I çuditshëm është fakti, se banorët e bllokut të banesave dëgjuan të shtënat me kallashnikov, dhe askush nuk i kushtoi vëmendje. Autorët janë kujdesur për të mos lënë asnjë gjurmë në zonë, çka vështirëson hetimet e policisë për të zbardhur vrasjen.

Tags: avokatja grekevrasesivrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.