“Shullazi” shkakton furtunë, kreu i Policisë takon Donika Prelën tek Krimet e...

“Shullazi” shkakton furtunë, kreu i Policisë takon Donika Prelën tek Krimet e Rënda

126
0
Shares

Furtuna që ka sjellë këtë të enjte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda gjyqi i Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, ka bërë që në prokurori të shkojë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Vizita e Veliut në zyrën e kryeprokurores Donika Prela ka nisur rreth orës 17:00 të kësaj pasditeje, për arsye që ende nuk janë bërë publike.

Kujtojmë se deri më tani kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka çuar për procedim disiplinor plot 10 prokurorë të cilët kanë refuzuar hedhjen e shortit për të marrë përsipër shqyrtimin e dosjes Shullazi. Tashmë dosja në fjalë qëndron pezull prej vitesh ndërsa prokuroria ende nuk ka dhënë pretencë për grupin kriminal të drejtuar nga Shullazi.

Kujtojmës e po sot, Arta Marku ka larguar nga prokuroria e krimeve të rënda drejt rretheve një sërë prokurorësh me emër, si ai i ish kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, personi i cili kërkoi arrestimin e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY