Arrestimi i avokates, policia zbulon dhe dy bashkëpunëtorët e saj

Arrestimi i avokates, policia zbulon dhe dy bashkëpunëtorët e saj

203
0
Shares

Policia ka dalë me njoftimin e saj për arrestimin e avokates dhe nisjen e hetimit për ish-prokurorin të cilët akuzohen për korrupsion.

Gjithashtu janë bërë me dije dhe emrat e dy bashkëpunëtorëve të avokates.

Sipas policisë, mësohet se Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit:

– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Njoftimi i plote 

Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :

– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY