Pak më parë raportuam për arrestimin e një avokateje dhe nisjen e hetimeve për prokurorin Hasa teksa akuzohen për korrupsion.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga avokaten Donata Lepenica, e cila dyshohet për korrupsion, ndërsa është pezulluar dhe prokurori i Tiranës Përparim Hasa.
Për çfarë akuzohen konkretisht?
Hetimet për dy rastet në fjalë kanë nisur nga Krimet e Rënda. Mësohet se Krimet e Rënda ndërsa prej 4 ditësh kanë bllokuar serverin e kamerave për sigurimin e provave.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur prokurori Hasa dhe avokatja Lepenica kanë marrë një shumë prej 2 mijë eurosh.
Korrupsioni është zbuluar nga përgjimet telefonike ku mësohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron, se gjithçka e ka zgjidhur me prokurorin.
Biseda me të akuzuarin është bërë pak çaste pas takimit të saj me prokurorin e Tiranës, Përparim Hasa, në zyrën e tij. Bëhet me dije se ky rast korrupsioni është zbuluar nga përgjimet e disa të arrestuarve. Prokurori Përparim Hasha do t’i nënshtrohej pak ditë më pas procesit të Vetingut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/