Vlora është zgjuar e tronditur ditën e sotme. Në lagjen “28 nëntori” në qytetin e Vlorës është gjetur një trup i pajetë.
Mësohet se trupi i përket një 68-vjeçari. Ai është gjetur i pajetë në rrugën poshtë një pallati në këtë lagje në orën 5:37.
Policia njofton se nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të i pallatit në kushte depresive.
47-vjeçari, Luto Murataj, gjithashtu kurohej nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 20.09.2018, në orën 05:37, në lagjen “28 Nëntori” në rrugën poshtë një pallati është gjetur i pajetë shtetasi L.M, 68 vjeç.
Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/