Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike u morën disa vendime.
Përveç njoftimit të takimit të radhës së opozitës së bashkuar në Vlorë të enjten, Partia Demokratike ka njoftuar se do të marrë pjesë dhe në punimet e njërit komision.
Duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit të PD, bëhet me dije se është vendosur që deputetët të marrin pjesë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese,aty ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit të ri.
Kjo mbledhje e Komisionit është parashikuar të zhvillohet sot orën 15:00.
Kujtojmë se opozita nuk ka qënë prezente në seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar duke zhvilluar seanca paralel me kuvendin nga qytetet e Shkodrës, për të vijuar më pas në Elbasan e Durrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/