Denoncoi mësuesin se e ngacmoi seksualisht, të shtëna me armë në banesën...

Denoncoi mësuesin se e ngacmoi seksualisht, të shtëna me armë në banesën e 11 vjeçares

194
0
Shares

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në banesën e 11 vjeçares e cila denoncoi ngacmimin e mësuesit të saj.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Lutfinjë të Tepelenës. 63 vjeçari Myzo Dida u la i lirë nga gjykata për mungesë provash dhe pse prindërit ishin të sigurt se ai abuzoi seksualisht me vajzën e tyre të mitur.

Ndërkohë mësohet se në banesën e 11 vjeçares ka pasur të shtëna me armë, por ende nuk bëhet me dije nëse kjo lidhet me denoncimin e familjes ndaj tij.

Nga ana tjetër, nëna e vajzës ka deklaruar se ka frikë ta dërgojë vajzën në shkollë pas kësaj ngjarje.

Ngjarja

Prindërit kanë denoncuar mësuesin e zonës se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre 11 vjeç, në klasë të 5-të. Besnik Mucodemi akuzon publikisht mësuesin e shkollës 9-vjeçare Myzo Dida, 63 vjeç se ka ngacmuar prej kohësh vajzën e tij.

Sipas burimeve, ai ka mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar.

Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi Myzo Dida, ndaj vajzës së tyre 11 vjeçe, nxënëse e klasës së pestë në shkollën e fshatit Luftinjë 1.

Pas kësaj, i ati i vajzës, ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

Por mësuesi është i lënë i lirë për mungesë provash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY