Nis aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, policia vendoset pranë sporteleve

Nis aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, policia vendoset pranë sporteleve

119
0
Shares

Këtë të hënë, 17 shtator, është dita në të cilën hyn në fuqi tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Mësohet se aplikimi i kësaj tarife ka nisur që në mesnatë dhe sipas kompanisë koncesionare procesi ka nisur pa probleme.

Por ndërkohë, banorët e zonës kanë paralajmëruar protesta për të kundërshtuar tarifat. Kujtojmë se ditën e djeshme, policia kishte zbarkuar orët e natës në Kukës dhe dukej të kishte marrë masat për protestën e sotme.

Ndërsa sot shihen të jenë të pozicionuar pranë sporteleve në gatishmëri. Më herët gjithashtu, banorët e Kukësit i pritën me protesta vendosjen e tarifave, të cilat për ta ishin të papranueshme dhe të papërballueshme.

Çfarë ndodh me tarifat?

Fillimisht, në sportel do të behet verifikimi i targës dhe banorët lokalë do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh me TVSH.

Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhët e automjeteve, në dispozicion të drejtuesve të tyre do të jenë 10 sportele, ndërsa banorët e Qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10, me korsinë e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe tjetra në kthim.

Tarifat

Për banorët e Kukësit 100 lekë të reja. Kjo vlen për deri në 44 kalime.

330 lekë për motoçikletat dhe mjetet me tre rrota, ndërsa për banorët e Kukësit 50 lekë.

Për automjetet 5 euro ose 660 lekë.

Për kamionët dhe autobusët 2140 lekë, ndërsa kamionët e tonazhit të rëndë është planifikuar të paguhet 2970 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY