Para disa ditësh, PDIU njoftoi shkëputjen nga koalicioni me qeverinë dhe vetë kryetari i saj, Shpëtim Idrizi, foli për mundësinë e negociatave me partinë demokratike për tu bërë pjesë e opozitës.
Nga ana tjetër dhe lideri demokrat Basha e priti mirë këtë reagim, dhe i bëri ftesën Idrizit për t’iu bashkuar opozitës në qëllimin e përbashkët, atë të largimit të Ramës nga pushteti.
Deri dje këto ishin thjesht zëra që qarkullonin lart e poshtë, por mesa duket diçka pritet të zyrtarizohet.
Burime nga PD, bëjnë me dije se sot kryeopozitari Basha do të zhvillojë një takim me kryetarin e PDIU-së.
Takimi do të zhvillohet në një nga hotelet e njohura në kryeqytet. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 11:00 tek hotel Rogner në kryeqytet. Pas takimit është lajmëruar dhe për një deklaratë shtypi për mediat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/