Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Flëmë pa ngrënë bukë që të nesërmen fëmijët të kenë ç’të hanë”/Mjerimi i kësaj familje në Krujë

15/09/2018
“Flëmë pa ngrënë bukë që të nesërmen fëmijët të kenë ç’të hanë”/Mjerimi i kësaj familje në Krujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jeta për 70-vjeçarin Suzan Pasha nga fshati Nikël i Krujës nuk ka qenë aspak e lehtë. Varfëria e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij.

Familja e Suzanit përbëhet nga 4 pjesëtarë, ai, e shoqja dhe 2 fëmijët. Ndërsa të ardhurat e vetme që ata kanë janë  vetëm 48 mijë lekë të vjetra në muaj .Pavarësisht moshës së thyer, Suzani nuk përfiton as pension sepse nuk ka plotësuar vitet e nevojshme të punës.

“Unë aktualisht jetoj në një gjendje shumë kritike për arsye ekonomike. Jam papunë, gruan e kam të sëmurë nga spondiliartroza, kam dy fëmijë të vegjël. Vetë jetoj duke mbledhur kanoçe në rrugë, sepse kam një moshë madhore e nuk më merr njeri në punë. Unë dhe gruaja ime ka raste që flemë pa bukë, se na vjen keq për fëmijët. Po të hamë ne, të nesërmen do ngelen prapë fëmijët pa bukë. Detyrimisht rrimë ne pa bukë, sepse jemi më të mëdhenj dhe fëmijët i mbajmë me ato mundësi që kemi”, thote ai.

Sipas Suzanit, mosha e tij e ka penalizuar, pasi nuk e merr asnjë njeri në punë. Por, sikur të mos mjaftonte kjo as e shoqja nuk mund të punoje pasi është e sëmurë.

Tokë nuk kanë, ndërsa si mundësi të vetme për të nxjerrë ca të holla më tepër Suzani mbledh herë pas here shishe plastike  apo kanaçe në kazanët e plehrave.

Edhe kushtet e banimit në të cilat kjo familje jeton nuk janë normale pasi shtëpia është shumë e amortizuar. Përveç kësaj në familjen Pasha mungon edhe uji. Ata e kanë të pamundur të vendosin tubacione apo të blejnë një depozitë. Kryefamiljari Suzan Pasha bën apel për ndihmë pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër vetëm se të shpresojnë që thirrjet dhe lutjet e tij për ndihmë do të bien në veshin e njerëzve me zemër të mirë.

 

Tags: krujevarferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.