Banorët e Shëngjinit kanë mbetur sot për disa minuta pa energji elektrike si pasojë e një aksidenti rrugor.
Një makinë është përplasur dhe ka dëmtuar shtyllen e tensionit të mesëm të fiderit nr 17, që furnizon Shëngjinin dhe plazhin “Rana e Hedhun”.
Menjëherë janë vënë në lëvizje brigadat e OSHEE-së, të cilat brenda
30 minutave kanë bërë të mundur riparimin e dëmit, duke rikthyer energjine elektrike të të gjithë linjes elektrike.
Sakaq për aksidentin, OSHEE thotë se ka bërë denoncim në polici.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...