Sot bëhen plot 20 vjet nga ndarja nga jeta e heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, i cili mbeti i vrarë në vitin 1998, pas një atentati të bërë ndaj tij.
Azem Hajdari, vetëm 35-vjeç, një nga politikanët më popullorë të Shqipërisë u qëllua për vdekje ndërsa po dilte nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë.
Hajdari është përfaqësuesi më i zjarrtë i të djathtës shqiptare dhe kishte udhëhequr studentët e Tiranës në demonstratat antikomuniste më 1990.
Lidhur me këtë përvjetor, partia demokratike ka përgatitur disa aktivitete në kujtim të tij.
1.Në oren 10.00 Simpozium dhe Ekspozite “Endrra e Azemit: Shqiperia si Europa”, tek hotel Plaza, kati 3.
2.Në oren 11.30 homazhe prane Memorialit.
3.Në oren 12.00 homazh tek varrezat “Deshmoret e Kombit. “.
Ndërkohë ka nisur simpoziumi në hotel Plazza ku paraprakisht foli vajza e tij, Rudina Hajdari duke dhënë një mesazh për demokracinë në përkujtim të babait të saj.
20 vjet nga vrasja e Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore i cili permbysi diktaturën komuniste.
Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 12 septembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/