Operacioni në Nikël tashmë po zgjerohet në 20 banesa të disa personave të dyshuar si të rrezikshëm.
Nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë lëshuar më shumë se 20 urdhër kontrolle banesash ku së fundmi mësohet se kontroll është ushtruar dhe në banesën e Durim Bamit, i cili është një personazh mjaft i njohur në vendin tonë.
Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit, por hetimet nuk arritën të vërtetonin këtë pretendim të Doshit duke bërë që prokuroria të ngrejë akuzë “Kallëzim të rremë” për tre personat e sipërcituar.
Policia, FNSH dhe RENEA kanë kryer kontrolle në banesat e personave me precedentë penalë kryesisht nga fisi Haka.
Deri tani janë shoqëruar 6 persona: Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bamin dhe Ylli Cangu.
Ende nuk dihen për cilat akuza të 6 personat janë shoqëruar nga policia, por detaje të tjera priten në vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/