Letra e KE për teatrin, gazetari nuk kursen kritikat ndaj qeverisë: Turp,...

Letra e KE për teatrin, gazetari nuk kursen kritikat ndaj qeverisë: Turp, lemerisët botën

131
0
Shares

Letra e Komisionit Europian për ligjin e Teatrit ka nxitur reagime dhe komente, jo vetëm nga radhët e politikës, por dhe nga gazetarë dhe njerëz të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Klodian Tomorri ka komentuar letrën duke reaguar dhe për ligjin e teatrit.

Tomorri shkruan se letra e BE-së për çorbën te Teatrit në fakt është njollë turpi jo vetëm për qeverinë, por për të gjithë shtetin shqiptar.

Postimi i plotë

Kjo letra e BE-se per corben speciale te Teatrit ne fakt eshte njolle turpi jo vetem per qeverine, por per te gjithe shtetin shqiptar.

Sepse thelbi i letres, pavaresisht dashamiresise se Komisionit Europian ndaj qeverise dhe gjuhes diplomatike te perdorur, eshte ky:

“Ligji special per Teatrin eshte vjedhje dhe paracaktim i fituesit ne tender”.

Fakti qe nje ligj i tille kalon te gjitha hallkat e shtetit tregon se ne nuk kemi institucione qe mbrojne interesin publik. Qeveria propozon nje draft te jashteligjshem, Parlamenti qe duhet t’i vere fre babezise se qeverise, e miraton.

E thene ndryshe jemi nje shtet barbar, qe arrijme deri aty sa detyrojme BE-ne te marre rolin e Komisionit te Prokurimeve.

Turp, turp. Lemerisem boten

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY