Mjekët kërcënohen me vendin e punës/ “Mos jepni barna me rimbursim”

Mjekët kërcënohen me vendin e punës/ “Mos jepni barna me rimbursim”

229
0
Shares

Mjekët e familjes kërcënohen me vendin e punës për të mos dhënë barna në rimbursim që i përmban lista e barnave të rimbursueshme , por që janë të kushtueshme.

Në qendrat shëndetësore në Tiranë ka disa mjekë të cilët përveçse janë gjobitur në shuma nga 200 mijë deri në 500 mijë lekë u ka mbërritur edhe letra për të zgjidhur kontratën me fondin e sigurimit dhe kujdesit shëndetësor.

Kjo, jo vetëm i ka vënë në presion mjekët, por nuk po u japin ilaçe pacientëve pasi rrezikojnë vendin e punës apo ndëshkohen me gjobë.

Një mjekeje familje i ka mbërritur një letër në një qendër shëndetësore në Tiranë.

Zgjidhje kontrate pasi ka rezultuar me tejkalim të shpenzimeve të rimbursimit për periudhën janar korrik 2018 me gati 180 mijë lekë.

Për këtë, mjekja në fjalë rezulton të jetë gjobitur me dyqind e tridhjetë e dy mijë lekë kur paga e saj në muaj është vetëm 400 mijë lekë në muaj dhe më pas i ka ardhur dhe propozimi për zgjidhje kontrate.

Mjekët e familjes të cilët lidhin kontratë me fondin e sigurimeve kanë të përcaktuar një fond që shkon mesatarisht nga 600 mijë deri dhe 120 mijë në muaj për barnat që duhet të rimbursojnë.

Kjo shumë edhe mund të tejkalohet, por duke e justifikuar arsyen e tejkalimit. Pas presionit të bërë nga fondi se do t’u zgjidhin kontratat, mjekët e familjes nuk guxojnë t’u ndryshojnë mjekimin pacientëve edhe kur është e nevojshme.

Rasti më i fundit ishte një ditë më parë ku përshkrimi i medikamentit xarelto vinte nga mjekë të QSUT të cilët janë profesore dhe kurrsesi mjekimi nuk mund t’u ndryshohet nga një mjek familjeje, por edhe në bazë të pikëzimit të përcaktuar nga fondi pacientja duhej ta përfitonte pasi kishte më shumë se tre diagnoza. Mjekët në qendrën shëndetësore të lagjes nuk ia jepnin.

Kujtojmë se pak kohë më parë u zbulua një skemë mashtrimi me barnat me rimburism, pjesë e cilës ishin punonjës të fondit të sigurimeve të Tiranës dhe jo mjekët./Tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY