Kappa Oil merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Automechanika” në Frankfurt. Krenar Lasko:...

Kappa Oil merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Automechanika” në Frankfurt. Krenar Lasko: Po eksportojmë sukses

947
0
Shares
E vetmja kompani shqiptare pjesemarrese në panairin ndërkombetar “Automechanika” në Frankfurt i cili zhvillohet ne datat 11 – 15 Shtator 2018. Kjo fjali në fakt përmbledh më qartë performancën e kompanisë Kappa Oil, e cila si një lider në tregun e lubrifikantëve gjithnjë e më shumë tregon në Europë dhe Botë, atë pjesë të Shqipërisë për të cilën të gjithë jemi krenarë, të Shqipërisë që punon dhe falë punës arrin në majat e cilësisë së produktit duke konkurruar me kompani të tjera nga mbarë bota, që sigurisht nuk kanë kaluar vështirësitë që një kompani shqiptare i është dashur të kalojë përgjatë 26 viteve. Pikërisht kjo shton vlerat e arritjes së Kappa Oil, e cila ka sot një portofol produktesh mjaft të gjerë, nga mjetet e reja e deri te mjetet marine, bujqesore, dhe industriale.
Historiku i lubrifikantëve është një historik që fillon prej shekullit të kaluar. Për herë të parë nevoja për të bërë brand dhe shitur produkt lindi pasi Henri Ford shpiku motorrin me djegie të brendshme. Kompanitë më të mëdha dhe më të vjetra sot në botë janë kompani 70 vjeçare. Ne kemi 26 vjet në treg. Po të marrim kohën që kur është shpikur motorri me djegie të brendshme Kappa Oil ka bërë histori. Një çerekshekulli në tregun e lubrifikantëve.
Në këto 26 vite Kappa Oil ka kaluar nga vitet e para të post-komunizmit deri tek vitet e kërkimit të tregjeve ndërkombëtare nga Shqipëria”, tregon Presidenti i Kappa Oil, Krenar Lasko, i cili nuk e fsheh krenarinë për këtë zhvillim të një kompanie shqiptare, e cila ishte e para që arriti të kuptonte momentin historik që po kalonte Shqipëria në vitin 1992, në një anarshi tregu, ku mungonte koncepti dhe kultura e automjetit dhe nuk ka qenë e lehtë drejtimi konsumatorit drejt automjetit.
Por, Kappa Oil ia doli dhe sot kur vendi ynë po kalon një situatë të vështirë ekonomike dhe me qindra mijëra shqiptarë janë larguar apo kërkojnë të largohen prej vendit, Kappa Oil është si trofta, duke ecur në drejtimin e kundërt të rrymës dhe duke eksportuar cilësinë e produktit shqiptar në tregjet europiane dhe ato botërore. “Ne jemi në fushën e lubrifikantëve më shumë se çerekshekulli. Këtë shtator mbushim 26 vjet që nga shtatori i 1992 dhe po hyjmë për vitin e 27-të. Absolutisht çerek shekulli për një produkt që nuk ka asnjë shekull që ka hyrë në planet do të thotë shumë”, shpjegon Lasko. Me pasionin që ka për motorrat Lasko shpjegon deri në detaje cilësitë që duhet të ketë një vaj lubrifikant cilësor. “Vaji lubrifikant është baza e një motorri. Duke qenë se është baza, është si ushqimi për njeriun. Ashtu siç ushqejmë një njeri aq fuqi do të ketë.
E njëjta gjë ndodh me vajin për motorrin”. Superioritetin e Kappa Oil në tregun e lubrifikantëve e tregojnë disa shifra, por më domethënësja është mbulimi i tregut shqiptar në 42 % të nevojave. Këto 26 vite jemi në rritje konstante, thekson Lasko, i cili shton se “me një performancë jo vetëm të produktit, por edhe të imazhit, organizimit, dhe logjistikës, kompania sot gëzon reputacion në mbi 25 vende. Kjo është falë cilësisë, imazhit, organizimit logjistik, strategjisë për të qenë prezente në shumë vende të botës”. Pjesmarrja në Panairet Ndërkombëtare më të rëndësishme të botës është një nga sfidat kryesore të punës së Kappa Oil dhe objektivit të saj për zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. Lasko tregon disa detaje interesante të pjesmarrjes në panairet ndërkombëtare të Kappa Oil që tregojnë si superioritetin e kësaj kompanie në tregun shqiptar dhe rajonal, por edhe arritje historike të saj që ngrejnë lart emrin dhe flamurin e Shqipërisë, në vende ku nuk ishte ngritur ndonjëherë.
“Ne vijmë nga vitet 1992-1999 kur për herë të parë kemi ekspozuar në Torino produktet tona, për të ardhur sot kur ekspozojmë në panaire Kombëtare dhe ndërkombëtare. Panairi më i madh i Automjeteve, Panair i i Frankfurtit është organizuar për herë të parë në 1971. Kompania jonë për herë të parë merr pjesë me 3 stenda. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Në 2016-ën kemi qenë në Frankfurt. Në 2017 kemi qenë në Bolonja, dhe veçoria e 2017-ës, ishte që në hollin, ku merrnin pjesë ekspozues nga e gjithë bota, vetëm Kappa Oil kishte tre stenda. Pra në një moment kur asnjë kompani tjetër nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia nuk merr pjesë, ne prezantohemi me tre kompani. Kjo është të jesh lider në treg”.
Një detaj tjetër është ai i Flamurit shqiptar që falë pjesmarrjes së Kappa Oil, u ngrit në 2012 për herë të parë në Panairin e Frankfurtit që prej vitit 1971 kur ky Panair u organizua për herë të parë, por edhe këtu nuk munguan surprizat.
“Organizatorët e Panairit ngrijnë flamujt nga çdo shtet pjesmarrës. Në vitin 1971 organizatorët bënë flamujt e gjithë kombeve dhe nga 1971 asnjë kompani shqiptare prej atëherë nuk ka marrë pjesë. Flamuri është bërë në 1971 dhe kur morem pjese për herë të parë në atë panair Flamuri shqiptar u ngrit dhe ishte ende flamuri me yll të verdhë. Kemi dërguar e-mail zyrtar që ta ndryshojnë flamurin. Ky është edicioni i 4-t që marrim pjesë në këtë panair 2012, 2014, 2016,2018. Dhe kjo është një tjetër arritje mjaft e rëndësishme”, nënvizon Lasko. Edhe vetë logo e Kappa Oil tregon qartësisht simbolikën e shpejtësisë dhe potencialit që ka ky lubrifikant automjetesh. Duke vizatuar logon në një letër Lasko shpjegon me pasion domethënien e saj. “Logo e Kappa Oil tregon një Gepard, me diellin në sfond dhe dy vija lineare të verdha. Gepardi nënkupton shpjetësinë më të madhe frymore në planet. Ndërsa dielli presupozon fuqinë më të madhe, potencën, kalorinë më të madhe. Linjat e verdha simbolizojnë njëtrajtshmërinë, linearitetin, vazhdimësinë. Gjithmonë në kuadër të cilësisë, kualitetit, së bashku me partnerët gjermanë, Kappa Oil bashkëpunon prej shume vitesh me partnerë gjermanë”. Dhe këtu kalojmë në një tjetër aspekt mjaft të rëndësishëm që tregon akoma më qartësisht potencialin dhe majat që ka arritur kompania nga Durrësi, Kappa Oil. “Shumë çertifikata ne e dimë që sot blihen dhe nuk janë pjesë të sistemit të menaxhimit të cilësisë, ndërsa çertifikata TUV NORD është pjesë e sistemit të çertifikimit rigoroz me një audit vjetor. Audit i përvitshëm nga partnerët gjermanë.
Gjithmonë në mbikqyrjen e kompanisë nënë gjermane e vetmja kompani çertifikimesh, e cila është më e shtrenjta dhe më rigorozja në auditimin vjetor. E cila fitohet nuk blihet”, sqaron Lasku. Këtu vjen detaji që duhet të bëjë krenarë çdo shqiptar. Lasku vijon të tregojë, “nëse ambalazhues lubrifikantësh në të gjithë planetin janë me mijëra, ndoshta me qindra mijëra, kompania automjeteve më prestigjoze në Europë, Mercedes- Benz ka përzgjedhur vetëm rreth 50 prej tyre dhe rekomandon që të gjithë koncesionarët e tij të përdorin vajrat e testuar. Në mes të emrave më prestigjozë të
Sot Kappa Oil është prezente në rreth 25 shtete të botës. Kappa Oil nuk është më një emër i njohur vetëm në Shqipëri, por në të gjithë tregun Europian dhe më gjerë. Duke qenë pjesë e pandarë e panairive, Frankfurt, Bolonja,Torino, Romë, Paris, Algjer, Tiranë etj. Duke pasur një shtrirje në rreth 25 vende, duke qenë prezente në Angli, Irlandë, Gjermani, Itali, Slloveni, Ceki, Poloni, shumë vende të Europës Perëndimore, Europës Lindore, në Ballkan, në Afrikën Veriore, në Lindjen e Mesme dhe në ish-republikat Sovjetike. “Objektivi i kompanisë është zgjerimi në tregje të reja”, është premtimi i fundit i Laskut dhe fjala e një njeriu që nga Durrësi ka ngritur një brand lubrifikantësh të vlerësuar nga Mercedes Benz dhe lider në tregun rajonal duhet mbajtur mend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY