Vrasja e 13-vjecarit në Vlorë, policia jep detajet e para

Vrasja e 13-vjecarit në Vlorë, policia jep detajet e para

156
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fitore të Vlorës.
Një fëmijë ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë.

Sipas policisë, dyshimet e para janë që 13-vjeçari është vetëqëlluar në mënyrë aksidentale me një pistoletë.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:  

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë  aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M. A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY