Letra për Teatrin, deputeti: Fitore e një beteje, BE detyron dy Lalët...

Letra për Teatrin, deputeti: Fitore e një beteje, BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri

136
0
Shares

Menjëherë pas përgjigjes së BE për ligjin e teatrit kombëtar ku i kërkohej qeverisë të  lejojnë garën mes kompanive, ka reaguar deputeti demokrat Genc Pollo.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo falenderon komisionin Europian i cili ka konstatuar shkeljet e Fusha shpk duke shmangur garën e hapur dhe duke detyruar dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe ta lejojnë garën.

Deputeti shkruan dhe këto beteja do t’i fitojnë sepse lufta vazhdon.

Postimi i plotë 

BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve. 

BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian. 

Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY