Tritoli në banesën e drejtorit të OSHEE, babai: Shpërthimi ishte i fuqishëm,...

Tritoli në banesën e drejtorit të OSHEE, babai: Shpërthimi ishte i fuqishëm, jemi të tmerruar

122
0
Shares

Shpërthimi i tritolit në banesën e babait të drejtorit të OSHEE ka tronditur gjithë familjen. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por regjistrohen dëme të mëdha materiale.

Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr. Gjithashtu janë dëmtuar  dyer, dritare, muret dhe çatia e banesës.

Vetë Xhavit Masha,pronari i banesës dyshon se sulmi ka lidhje me detyrën e të birit.

Janë shkaktuar dëme të medha materiale ne banese dhe ne automjetin qe ndodhej ne oborrin e banesës. Shpërthimi na trembi pamase, jemi te tmerruar. Shperthimi ishte shume i fuqishëm”, është shprehur ai. 

Ndërkohë policia bën me dije që nuk i kanë identifikuar personat që i kanë vënë eksplozivin.

Informacion paraprak i policisë

Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY