Vazhdojnë të shënohen ende ngjarje të dyshimta në qytetet e Shqipërisë.
Një automjet tip ‘Benz’ është gjendur i djegur në qytetin e Vlorës. Paraprakisht mësohet se automjeti kishte qënë i parkuar në afërsi të Kishës së qytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele.
Dyshohet se gjithë ngjarja ka qënë e qëllimshme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbardhur detaje mbi ngjarjen.





