U sekuestruan 5 mln euro, ku i investonin paratë shqiptarët e arrestuar,...

U sekuestruan 5 mln euro, ku i investonin paratë shqiptarët e arrestuar, ja pasuria e bllokuar

119
0
Shares

Kanë dalë detaje të reja nga sekuestrimi i pesë milionë eurove gjatë operacionit të fundit për goditjen e një grupi kriminal.

Nga burimet mësohet se falë operacionit mes Policisë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë arrestuar 2 persona për trafik droge nga Amerika Latine në vendet e Europës.

Atyre u janë sekuestruar 5 milionë euro pasuri të investuara në sipërmarrje të ndryshme në Tiranë dhe nëpër llogari bankare të familjarëve të tyre.

Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:
• Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;

 • Julian Deblini (Bedlini), 35 vjec , lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.

Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve te përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Pas kryerjes se veprimeve paraprake nga Departamenti i Policise Kriminale, materiali procedurial u referua nga Policia e Shtetit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë dhe u regjistrua procedimi penal nr.85, viti 2018, për veprat penale të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, në ngarkim të shtetasve Arjan Ndoci dhe Julian Deblini (Bedlini) .

Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve.

Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vëndit, e kryesisht në Tiranë.
Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, jane zhvilluar disa takime te perbashketa operacionale me perfaqesues te Zyres Rajonale te DEA Athine, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, ne kuader te shkembimit ne kohe reale dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Gjate gjithe kesaj periudhe, oficeret e Policise Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kane kryer veprime intensive proceduriale, duke perdorur metoda speciale te hetimit dhe pasije speciale per grumbullimin e provave materiale.

Ne perfundim te veprimeve hetimore te kryera ne terren, u siguruan prova të pa kontestushme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Çfarë u sekuestrua?

• 3 bankat të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.
• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.
• 1 Njesie Banimi në pallat
• 8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.
• 2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.
• 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.
• 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.

Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion eurosh.

Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencite ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojne veprimet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale ne shtete te ndryshme ku eshte zhvilluar ky aktivitet kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY