Gazetarja e njohur Socila Meço ka reaguar lidhur me nismën e kryeministrit dhe ministres për të shpërndarë libra falas tek familjet në nevojë.
Ajo nuk habitet me kryeministrin dhe idenë e tij të gënjeshtërt sipas saj të librave ‘falas’, por habitet me pronarët e mediave që propagandojnë këtë gjë si të vërtetë.
Ja çfarë shkruan Meço në facebook
Mua nuk më habit qeveria, që këmbëngul në idenë e gënjeshtërt të librave “falas”, ajo do bëjë të vetën sipas parimeve rigoroze të propagandës se një gënjeshtër e përsëritur shpesh do përftohet dikur si e vërtetë.
Mua më habit fakti se pronarët e mediave televizive, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e informacionit, kryeredaktorët, redaktorët, apo gazetarët nuk kanë asnjë fëmijë në fillore.
Që të shihnim një kronikë televizive në edicione informative jashtë propagande, që ua prodhon dhembshuria për fëmijët e veten.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/