Dita e Shën Terezës, Berisha: Heqja e shtatores nga kryeqyteti, vendim antikombëtar

Dita e Shën Terezës, Berisha: Heqja e shtatores nga kryeqyteti, vendim antikombëtar

118
0
Shares

Duke postuar foton me shenjtoren Nënë Tereza, ish-Kryeministri Sali Berisha ka shkruar disa fjalë të ndjera për humanisten shqiptare Nënë Tereza në ditën e saj të shenjtërimit.

Nga ana tjetër ai dënon veprimin fyes të Ramës i cili i hoqi shtatoren nga kryeqyteti i vendit, të cilin Berisha e konsideron një vendim antikombëtar.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri

Të dashur miq, sot katolikët në Shqipëri dhe në botë dhe mbarë kombi shqiptar, nderojnë me adhurim Shën Terezën, shejtoren shqiptare.

Nderojnë shenjtoren, që për së gjalli, me virtytet e rralla të shpirtit të saj, dashurinë, dhimbshurinë, përkushtimin dhe besimin e pakufishëm te Krishti Mbret, pushtoi zemrat e mbarë njerëzimit, fitoi çmimin Nobel dhe u bë gruaja më e famshme e shekullit të saj.

Regjimi barbar i Enver Hoxhës i ndaloi Nënë Terezës për dekada, ardhjen në Shqipëri, kurse neobllokmeni Edvin Kristaq Rama, për të shprehur urrejtjen atërore ndaj shqiptares më të madhe të kohërave, në një vendim antikombëtar, i hoqi shtatoren e tij nga kryeqyteti i vendit duke fyer kështu mbarë kombin shqiptar.

Unë ju ftoj ju, të dashur miq, të shprehim një mirënjohje të thellë Nënë Terezës, që lartësoi sa askush tjetër emrin e shqiptarit dhe Selisë së Shenjtë për vendimin e saj hyjnor, shejtërimin e Saj.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY