Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bashkitë me borxhe dhe drejt falimentimit, KLSH: Hartoni plane për zgjidhje

05/09/2018
Borxhi nuk njeh as objektiva qeveria as ndërkombëtarësh, në shtator “fluturon” në 73.7 % të GDP-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën dy nga bashkitë e audituara së fundmi nga Kontolli i Lartë i Shtetit (KLSH) janë të përfshira në një situatë të rrezikshme borxhesh për të cilën është rekomanduar që të ngrihen grupe pune dhe të hartohen plane për zgjidhje.

KLSH nënvizon në raportin e tij se humbja e aftësisë paguese është diçka që mund të ndodhë nëse nuk reflektohet për zgjidhjen çka do të thotë se Bashkitë duhet t’i vënë kyçin derës. Praktikisht kjo do të thotë që të shpallin “falimentin”.

Rastet ku është evidentuar një situatë problematike me detyrimet e prapambetura i përkasin Bashkive të Lezhës dhe të Lushnjës.

Konkretisht në Bashkinë Lezhë, KLSH ka konstatuar se nuk janë analizuar detyrimet ndaj të tretëve dhe nuk janë marrë masa për shlyerjen me përparësi të detyrimeve të prapambetura që kanë tendencë në rritje.

“Sipas të dhënave të pasqyruara në bilancin e vitit 2015 (çelur në vitin 2016), detyrimet ndaj të tretëve janë 446,279 mijë lekë, ndërsa në fund vitit 2017 janë 680,345 mijë lekë, ose janë rritur me 52%. Kryetari i Bashkisë Lezhë, të ngrejë një grup pune me specialistë me përvojë nga të gjithë sektorët për të marrë në analizë detyrimet kreditore dhe në fazën e përgatitjes së PBA dhe buxhetit vjetore 2019, të planifikojë fondet për mbulimin e detyrimeve ndaj të tretëve me qëllim përmirësimin e performancë në planifikimin” nënvizon KLSH.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë e Lushnjës ku detyrimet ndaj të tretëve për furnzimin me mallra e shërbime kapin vlera qindramilionëshe dhe mbi të gjitha janë detyrime që nisin që nga një dekadë më parë.

“Në llogarinë 401–408 “Furnitorë e llogari të lidhura me to” nga totali prej 203,308,136 lekë rezultojnë detyrime kreditore ndaj furnitorëve për mallra shërbime dhe punime të kryera, i mbartur nga vitet 2008 deri në vitin 2011. Detyrimet e prapambetura në vlerën 203,308,136 lekë janë shndërruar në një burim i vazhdueshëm i rrezikut financiar për subjektin. Bashkia Lushnjë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura është vendosur në vështirësi serioze financiare dhe nëse nuk del nga kjo situatë, atëherë ajo mund të hyjë në situatën e paaftësisë paguese” thuhet në raportin e KLSH.

Edhe në këtë rast rekomandimi që bëhet është ai i hartimit të një plani për zgjidhjen e ngërçit me detyrimet e prapambetura. /Monitor/

Tags: bashkitedetyrimefaliment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.