Teksa Edi Rama vizitoi sot një familje në Tiranë, së bashku me ministren Nikolla, për të dhënë libra falas, deputeti Luçiano Boçi, ka kujtuar një situatë jo shumë të këndshme e cila zbulon sjelljet kontradiktore të kryeministrit.
Propozimin për tekste shkollore falas, e ka bërë partia demokratike në shkurt të 2018, ndërsa propozimi i PD me urdhër të Ramës u hodh poshtë me kartona dhe u shoqërua me përplasje në sallë.
Deputeti ka bashkangjitur dhe foton ku tregohet se qeveria dhe anëtarët e saj votuan kundër propozimit të PD, ndërkohë që sot ushqejnë propogandë duke cënuar dhe rrezikuar të ardhmen e fëmijëve.
Postimi i plotë
FOTO QE FLET ME SHUME SE RAMA
Tekstet falas që nuk janë sot aq falas, por me qera, Rama po i mvesh me aq propagandë, sa ta shpif.
Qartë dhe saktë propozimi ligjor për tekste falas, për të gjithë sistemin parauniversitar, u bë nga Partia Demokratike në seancën e dt 1 Shkurt 2018.
Propozimi ynë nuk ishte as me kthim, as me fshirje me gomë, as me pagesë në rast dëmtimi, por pastër dhe drejt; dhënie tekstesh pa pagesë për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, siç e kanë vendet me arsim të përparuar në Rajon e Europë.
Propozimi ynë me urdhër të Ramës, për turpin e tij dhe atyre që votuan kundër, u hodh poshtë me kartona, siç e jep fotoja dhe u shoqërua me përplasje në sallë.
I vënë me shpatulla pas murit nga opinioni publik, Rama u deturua të bëjë një lëshim, për tekste “në përdorim” për klasat 1 deri në 4.
Sot bën sikur harron dhe përpiqet të na shfaqet si bamirës dhe vizionar.
Uria Hipi, personazhi simbol i famshëm i intrigës, do ndjehej shumë inferior përballë hipokrizisë së Ramës.
Foto e momentit të votimit kundër, flet më mirë se mijëra zbukurimet e Ramës për tekstet.
Ajo dëshmon se Rama mbetet ai që është:
Kryeministri që shkatërron falas, madje me kosto në kurriz të tyre, me krim, pasiguri, me korrupsion, cdo ditë të ardhmen e fëmijëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/