Policia e Shtetit ka arritur sot të arrestojë në bashkëpunim me policinë greke disa persona që kishin vjedhur mjete detare në ishullin e Korfuzit.
Finalizohet operacioni i përbashkët midis Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, i koduar “BUTRINTI” , gjatë të cilit janë sekuestruar 5 mjete lundruese dhe arrestuar në flagrancë 4 persona.
Policia e Shtetit mbi bazën e informacioneve tē siguruara në rrugë operative për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:
F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):
K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
– Gomone “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP.
– Varkë plastike “Evinrude” 25 HP.
Ndersa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje” parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/