Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë-Thanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 minuta gjatë ditës së sotme.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë arritur të dalin nga makina. Nuk dihen ende shkaqet dhe pritet njoftimi i policisë.
Por nuk është vetëm ky rasti i vetëm. Në kryeqytet afër kryqëzimit të Brrylit, një makinë shpërtheu teksa ishte duke ecur. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ia ka dalë të dalë, teksa dyshohet për defekt në motor.
Ja çfarë thuhet në njoftimin e policisë:
Më datë 03.09.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, ka marrë flakë në lëvizje, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
Ndërkohë nga ana tjetër, mësuam për djegien e dy makinave gjatë natës në Vlorë ku sipas njoftimit të fundit të policisë, për njërin rast policia thotë se është aksidentale, ndërsa për tjetrën makinën e djegur në lagjen “24 Maji” dyshohet se është e qëllimshme dhe ka shoqëruar 6 persona në komisariat./K.Balliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/