DENONCIMI/Mbyllen shtatë shkolla në Vlorë, hidhen në rrugë nxënësit dhe 40 mësues

DENONCIMI/Mbyllen shtatë shkolla në Vlorë, hidhen në rrugë nxënësit dhe 40 mësues

137
0
Shares

Një mësues nga qyteti i Vlorës i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha për situatën e shkollave në qytetin e Vlorës.

Sipas denoncimit të saj, DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive.

Ajo thotë se kjo është bërë pa asnjë vendim të ministrisë duke lënë kështu pa punë rreth 40 mësues.

Lexoni denoncimin e plotë

Miremengjes Kallam Deshtakut nga qindra nxenes qe mbeten pa shkolla ne Vlore!

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Mbyllen 9 shkolla ne Vlore!

“Mirmbrëma z. Berisha.
Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg. Disa prej shkollave janë: Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë. Do mundohem sot tju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues. Pa asnjë vendim të ministrisë dhe pa asnjë lloj strategjie konkrete se ku dhe si do venë këta nxënës në shkollë.
Ju lutem bëje publike dhe përplasjau surratit analfabetizmin që po promovojnë. Faleminderit.
Anonim për momentin.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY